Flash News

E-TJERA

Butrinti/ Deputetja: Minerë ari për fondacionin që do e menaxhojë, shteti do marrë një shumë qesharake

Butrinti/ Deputetja: Minerë ari për fondacionin që do e

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kundërshtuar projektin e qeverisë për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrinit.

Ajo u shpreh se projekti i qeverisë synon të pasurojë fondacionin që do ta menaxhojë, ndërsa Buxhetit të Shtetit do t’i ngelet një shumë qesharake.

Sipas Zhupës, Butrinti do të betonizohet. Ajo u shpreh nga foltorja e Kuvendit se në Parkun Kombëtar do të ndërtohen lokale, restorante dhe hotele.

Deputetja shtoi se fondacioni do të rrisë çmimin e biletes dhe të vendosë tarifka ekstra.

“A e dini që në Butrint do të ndërtohet? E dini ju se në Butrint do ndërtohen restorante bare teatro e kinema e këtë mund t’ua faktoj me dokumente shtetërore që kam arritur ti sigurojë.

U qamë që ish ministrja…nga shiu ramë në breshër meqë nuk i lejonim të ndërtonin një bar kanë menduar t’ja japin privatit e ta betonizojë ai.

Në janar i kanë hequr parkut kombëtar të Butrintit 900 ha nga zonat e mbrojtura që investimet të lejohen dhe jashtë dhe brenda Butrintit.

Fondacioni i krijuar për menaxhimin ka zgjedhur të marrë për menaxhim vetëm zonën A zonën e biletave e zonën ku prodhohet paraja, e jo vetëm që do vendosë çmimin e biletave i cili sigurisht që do rritet e çdo vit mund të rritet deri në 30% por mund të vendosë dhe bileta e tarifa të tjera për aktivitete të tjera.

Pra një minierë ari duke shfrytëzuar pasurinë tonë natyrore, duke kaluar në të ardhura të paktën 50 milionë euro në arkën e një fondacioni privat.

E dini qesharaken? Na premton të na japë 0.5% për buxhetin e shtetit e do e rrisë atë deri në 2 %. Ftoj qytetarët të informohen të reagojmë bashkë na mbështesni në këtë kauzë se Butrinti nuk është mall tregtar”, tha Zhupa.

 

Të fundit