Flash News

E-TJERA

"Butrinti", Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kërkon përjashtimin e gjyqtarit Gent Brahimi

"Butrinti", Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kërkon përjashtimin e gjyqtarit Gent Brahimi, i cili po shqyrton çështjen “Butrinti”.

Në një postim në Facebook, forumi shkruan se deputetët e Kuvendit të përfaqësuar nga demokratja Ina Zhupa kanë kërkuar përjashtimin e Brahimit, për shkak se ky i fundit ka njogje me anëtarët e bordit, që po merr me koncesion Butrintin.

Në këto kushte, forumi thekson se është shkelur paanshmëria.

“Çështja “Butrinti” vazhdon në Gjykatën Kushtetuese. Së fundmi kërkuesit, deputetë të Kuvendit të përfaqësuar nga deputetja Ina Zhupa, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit z. Gent Ibrahimi, sepse është siguruar informacion që ky gjyqtar ka njohje a marrëdhënie miqësore me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit (AADF) anëtarë të Bordit të FMB-së, që po merr me koncension Butrintin.

Për kërkuesit, gjyqtari Ibrahimi, ndodhet ligjërisht në situatë të papajtueshmërisë për gjykimin e kësaj çështje, për shkak të lidhjeve me anëtarët e Bordit Drejtues të FMB-së, pjesëmarrës në gjykimin kushtetues. Gjyqtari sipas nenit 36-37 të ligjit nr. 8577/2000, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi vihet në dyshim paanshmëria e tij në këtë proces.

Ja shikoni këtë foto. Në këto kushte a duhet të vazhdonte gjyqtari Gent Ibrahimi të ishte pjesë e trupës gjyqësore, ku objektiviteti dhe panashmëria të paktën dhe dukshmërisht duket e cënuar?”, shkruan forumi.

Të fundit