Flash News

E-TJERA

Butrinti me koncesion, debat në ‘Politiko’: Menaxhimi nga fondacionet, precendet i rrezikshëm; Shteti ynë minorancë ne bord

Butrinti me koncesion, debat në ‘Politiko’: Menaxhimi nga

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare kritikon planin e qeverisë për t’ia kaluar në menaxhim Butrintit një subjekti të huaj.

I ftuar në një lidhje me Skype në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, Tare thotë se menaxhimi nga fondacionet është precendet i rrezikshëm dhe se modeli që po aplikohet në Shqipëri është i padëgjuar.

Tare: Konventa e UNESCO ndalon menaxhimin nga fondacioni. Kjo është si ceshtja e TAP që s’kemi për të marrë asgjë. Kalon nga Shqipëria po s’na jep gaz. Shteti është përgjegjës për trashëgimin kulturore.

ADP ka ndërhyrë në ligjin e trashëgimisë kulturuar , i ka hapur rrugë menaxhimit me anë të fondacioneve. Ky është precedent i rrezikshëm. Do hapë fondacione tjera të huaja për menaxhim të trashëgimisë sone kulturore.

Kanë përjashtuar ekspertizën shqiptare në bord. Ministria e kulturës nuk ka sjellë një model të ngjashëm në botë.  Ka dështuar sjellja e këtij moderli, një i ngjashëm që kam qetur është në Afrikë. Ministria të tregojë se te cili model është bazuar.

Në debat janë përfshirë edhe të ftuarit e tjerë në studio, studiues dhe analistë.

Ergis Sefa, shefi kabinetit te ministres se Kulturës): Plani i menaxhimit është diskutuar në 2019. ADF nuk merr asgjë në menaxhim direkt. Fondacioni drejtohet nga një bord, dhe me qeverinë shqiptare janë të barabartë në vota. Qeveria ruan pronën dhe monitorimin. Përfaqësuesit përfaqësuesja shqiptare është vetë ministrja.

Pano Soko: Shteti jonë është minorancë në këtë bord , nuk mund të ketë administrim indirekt.

Ilir Yzeiri: Nuk kam arsye të dyshoj në vullnetin e qeverisë. Do jenë shqiptarët që do analizojnë vendimet. Ashtu sic është deri tani është katastrofë. Kjo qeveri ka treguar interes për kulturën.

Gjerak Karaiskaj: Unesco nuk e ka futur Butrinitn në listë për biznes.

Të fundit