Flash News

E-TJERA

Butrinti ‘shkon’ në Kushtetuese/ Aleanca për Mbrojtjen e Parkut nis përgatitjen e dosjes ligjore

Butrinti ‘shkon’ në Kushtetuese/ Aleanca për Mbrojtjen e

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka zhvilluar sot një vizitë Parkun Kombëtar të Butrintit.

Gazetari Aulon Kalaja tha nga Butrinti se çështja e dhënies me koncesionin të parkut do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, pas konsultimit me 7 avokatë. Ndër të tjera gazetari shtoi se Aleanca do të jetë në të gjitha qytetet e vendit për të reaguar lidhur me çështjen në fjalë.

Kalaja pohoi se media ka dashur të hyjë në brendësi të parkut, por nuk janë lejuar kamerat.

“Ky njeri që nuk e pranon Butrintin si shqiptar ka vënë në pikëpyetje sigurinë e vendit tonë. Saranda del nga skema dhe këtë park kombëtar e merr privati. Është e paprecedent pasi Akademia e Shkencave flet pas vendimit të Kuvendit. Jemi konsultuar me një studio ligjore prej 7 avokatësh, kemi nisur së pari sfidën publike dhe më pas do të bëjmë sfidën ligjore pasi çështja e Butrintit do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ne do të bëjmë dëgjesa edhe me qytetarët e Sarandës. Dua tu njoftoj që ne po bëhemi gati që këtë ligj që kaloi në Kuvend me 75 vota pro do ta godasim në Gjykatën Kushtetuese. I bëjmë thirrje presidentit që ta kthejë në Kuvend këtë ligj abuziv me Parkun e Butrintit.

Do të jemi në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të reaguar në lidhje me këtë çështje. Tani e tutje një peshkatar më tha që edhe për të peshkuar duhet të marrim leje në e-Albania.Donim të hynim brenda në park dhe nuk na lanë, se mesa duket tani e paska marrë greku dhe nuk na lanë me kamera”, tha Kalaja.

Të fundit