Flash News

E-TJERA

“Butrinti”/ Zhupa: Është rrudhur qyteti i lashtë, qeveria do që të bëjë vila

“Butrinti”/ Zhupa: Është rrudhur qyteti i lashtë,

Deputetja e PD-së Ina Zhupa foli lidhur me raportin e UNESCO-s për Butrintin.

Zhupa deklaroi në Opinion në News 24 se qeveria shqiptare ka rrudhur qytetin e lashtë, pasi dëshiron që të bëjë atje vila. Ndërsa, Alibali vlerësoi se UNESCO mund të marrë edhe vendimin drastik, që të vendosë Butrintin në listën e trashëgimive në rrezik.

“Për herë të parë në një raport të UNESCO-s gjejmë shqetësime për menaxhimin. Raporti ka të bëjë me keqmenaxhimin në dy vitet e fundit. Qeveria ka kontribuar në raportin e UNESCO-s për Butrinin. Butrinti fatkeqësisht ndodhet sot përballë një menaxhimi, që nuk e ka ansjë shtet tjetër në botë, një koncesion. Qëllimi është fitimi, ku brenda do të ketë dyqane, restorante, bare, qendra kinemaje. UNESCO dëshiron që Butrinti të duket si në antikitet. Nëse Butrintin e rrethon dhe hyn në kufirin e Butrintit, mbetet si ishull që nuk ruan dot as peisazhin natyror. Qeveria do që të ndërtojë vila në Butrint, ka rrudhur qytetin e lashtë”, deklaroi Zhupa.

 

Të fundit