Flash News

E-TJERA

"Buxheti 2022", Kuvendi mblidhet në një seancë maratonë

"Buxheti 2022", Kuvendi mblidhet në një seancë

Pritet të nisë seanca plenare ku do të shqyrtohet projektligji për buxhetin e vitit 2022. Duke qenë se kjo ka qenë tema më e diskutuar së fundmi edhe në seancën e sotme priten debate mes palëve dhe diskutime të gjata.

Parashikohet që seanca do të jetë maratonë. Në rendin e ditës bëhet me dije se diskutimet për projektbuxhetin të nisin me pyetje për paqartësitë, më pas do të shprehet nismëtari dhe komisioni i Ekonomisë, për të vazhduar me dhënie mendimi nga komisionet e përhershme dhe diskutime, si dhe për t'u mbyllur me votimin në parim.

rendin e ditës parashikohet të votohen dhe disa projektligje që lidhen me tatimet, taksat dhe aksizën. Ekonomia do të jetë fokusi i seancës së sotme.

Të fundit