Flash News

E-TJERA

"Buxheti 2022", gurvenatori i BSH: Të ardhurat do rriten me 8%. Të merren masa për kontrollin e defiçitit dhe borxhit publik

"Buxheti 2022", gurvenatori i BSH: Të ardhurat do rriten me 8%.

Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet për projekt-buxhetin e vitit 2022. Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli për rikuperim ekonomik dhe rimëkëmbje që do të konsolidohet vitin e ardhshëm. Ai u shpreh se politika fiskale duhet të vijë drejt normalizimit.

"Reduktimi i kufizimeve, përmirësimi i besimit të biznesit dhe familjet dhe politika fiskale e monetare kanë ndikuar në rikuperimin ekonomik. Perspektiva e zhvillimit është pozitive dhe rimëkëmbja do vijë drejt konsolidimi. Politika fiskale dhe monetare duhet të vij drejt normalizimit. Duhet të ketë konsolidim fiskal dhe tërheqje të stimujve fiskal në ekonomi", tha ai.

Sejko shtoi se të ardhurat pritet të rriten me 8%, ndërsa kërkoi të merren masa për kontrollin e deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Kujtojmë që qeveria do të marrë një eurobond prej 500-700 mijë euro.

"Të ardhurat parashikohen në rritje prej 8%. Projeksionet janë realiste në gjykimin tonë. Të ardhurat buxhetore janë të pranueshme. Sugjerojmë vëmendje për ecurinë e të ardhurave, dhe të merren masa për kontrollin e defiçitit buxhetor dhe borxhit publik.

Projekt-buxheti parashikon fillimin e konsolidimin fiskal, deficiti do të ulet në 5.4% të PBB, deficiti primar do të ketë konsolidim 1.9% PBB, ndërsa borxhi do reduktohet me 1.1. Ne mirëpresim konsolidimin fiskal në vitin 2022, shpejtësia e konsolidimit kushtëzohet nga çmimet në tregjet e huaja dhe nga rindërtimi", u shpreh Sejko.

 

Të fundit