Flash News

E-TJERA

Buxheti i Shtetit arkëtoi 206.5 miliard lekë në 4-mujorin e parë të 2023-shit, bashkitë në vendnumëro

Buxheti i Shtetit arkëtoi 206.5 miliard lekë në 4-mujorin e

206.5 miliard lekë ka mbledhur Buxheti i Shtetit në 4-mujorin e parë të vitit 2023, ose 9.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të Open Data Albania, të tatimore për 4-mujorin e parë Janar-Prill 2023 u llogaritën vlerën 136 miliard lekë, 7.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Të ardhurat jo-tatimore shënuan rënie me 0.6% krahasuar me 4 mujorin 2022, por rritje me 1.4% kundrejt planit.

Kategoria fiskale që ka ndikuar më shumë pozitivisht në rritjen e të ardhurave buxhetore janë Fondet Speciale, përkatësisht 15.3% rritje krahasuar me vitin e kaluar dhe 7.6% rritje me planin. Kjo vjen për shkak të ndryshimit të pagës minimale, përkatësisht nga 30 000 lekë që ishte në janar-mars 2022 dhe 32 000 lekë në prill 2022, në 34 000 lekë në janar-mars 2023 dhe 40 000 lekë në prill 2023.

Duke rritur pagën për efekt detyrimesh janë rritur edhe të ardhurat nga Detyrimet për Fondin e Kujdesit Shëndetësor dhe të Mbrojtjes Sociale. Edhe pagat kanë shënuar rritje në muajin prill, por efektin do ta japin në muajt e mëpasshëm.

Të ardhurat e Pushtetit Vendor për katër-mujorin në total vazhdojnë që të jenë poshtë nivelit të planit me 24.1%. Konkretisht 20.8% më pak sesa katër-mujori i parë 2022. Bashkitë për 4 muaj mblodhën 9.15 miliard lekë.

Në total Tatimet dhe Doganat siguruan për Buxhetin e Shtetit në periudhën janar-prill 2023, rreth 136 miliard lekë, 7.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2022 dhe 0.8% rritje kundrejt planit.

Buxheti i Shtetit tejkaloi planin për arkëtime të tatimit mbi fitimin, duke shënuar një normë realizimi të barabartë me 135%. Tejkalim u shënua edhe nga të Tatimi mbi të Ardhurat Personale me 9.2% dhe nga Taksat Doganore me 8.4%.

Më në detaje arkëtimet neto të TVSH kanë rënie me 0.5% në katër-mujorin e parë 2023 kundrejt katër-mujorit të vitit 2022. Krahasuar me planin për katër-mujorin shënohet mosrealizim 2.8%. Në përkeqësim kanë ndikuar të ardhurat e sjella nga doganat, pra është importuar më pak, por të ardhurat e TVSH nga tatimet kanë shënuar rritje me 10.8%. Kjo tregon se konsumi në vend nuk ka rënë, në vlerë dhe pse është importuar më pak.

Të fundit