Flash News

E-TJERA

Bylisi triumf me përmbysje përballë Vllaznisë, Kukësi "ngec" me Apoloninë

Bylisi triumf me përmbysje përballë Vllaznisë, Kukësi

Vllaznia nuk po arrin të dalë dot nga kriza e rezultateve, pasi në këtë javë të 24-ërt të Kategorisë Superiore ka humbur në “Loro Boriçi” me rezultatin 1-2 përballë Bylisit.

Shkodranët arritën të gjenin golin e avantazhit që në minutën e 14-të të takimit me anë të Dilaver, por ballshiotët do të arrinin të përmbysnin rezultatin në fraksionin e dytë të lojës. Fillimisht ishte Spahiu që gjeti golin e barazimit për ekipin e tij në minutën e ’76 të takimit, ndërsa përmbysja do të vinte me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Beji në minutat shtesë përpara se të vinte fërshëllima e trefishtë e gjyqtarit.  

Shkodranët aktualisht renditet në vendin e parë me 42 pikë, por do ta humbte këtë pozicion në rast të një fitoreje nga Laçi, ose Partizani që i luajnë ndeshjet e tyre nesër. Ndërsa për ballshiotët këto janë tre pikë të arta në garën për mbijetesë.

Nuk ka shkuar më shumë sesa një barazim 1-1 as Kukësi përballë Apolonisë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë misionin për të kapur një vend që të çon në kualifikueset për kupat e Europës.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, kuksianët ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 42-të të takimit, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Bytyçit.

Verilindorët realizuan me anë të një njëmbëdhjetëmetërshi të shndërruar në gol nga Ibrahimi, përpara se ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin midis pjesëve. Goli i barazimit për fierakët u realizua në minutën e 85-të nga Gjata.

Kukësi aktualisht pozicionohet i 6-ti në tabelën e renditjes me 32 pikë, ndërsa Apolonia e parafundit me 17 pikë.

Të fundit