Flash News

E-TJERA

Bylykbashi tentoi shpëtimin e Berishës? Yuri Kim e prerë: S’ka negocim dhe ndërmjetës për ’non-grata’!

Bylykbashi tentoi shpëtimin e Berishës? Yuri Kim e prerë:

Pas lajmit të përfolur në media se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar me partnerët amerikanë për të ‘shpëtuar’ Sali Berishën, la reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

Teksa publikon në Twitter Memorandumin Antikorrupsion të Shtëpisë së Bardhë, ambasadorja Kim ia bën të qartë Berishës dhe skeptikëve se nuk ka negociata dhe as ndërmjetësime për njerëzit e përfshirë në korrupsion.

“Përcaktimi nuk i nënshtrohet "negocimit" dhe askush nuk duhet të pretendojë se është "ndërmjetës". Ata të caktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Pres. Biden e ka bërë të qartë se do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion,” shkruan Kim në Twitter.

Të fundit