Flash News

E-TJERA

Byzylykë elektronikë për emigrantët? Shqiptarët tregojnë në TikTok si hiqen “Rolex-at britanikë”

Byzylykë elektronikë për emigrantët? Shqiptarët

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman paralajmëroi se do të vendosin byzylykë britanikë për emigrantët e paligjshëm derisa të dërgohet në Ruandë. Në këtë mënyrë, Barverman tha se nuk do të mund të arratisen diku tjetër.

Mirëpo, paralajmërimit të Braverman i janë përgjigjur edhe kontrabandistë dhe emigrantët shqiptarë, të cilët qëndrojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Ata kanë shpërndarë disa video në duke u mburrur se sa e lehtë është të hiqen byzyzykët e kyçit të këmbës duke përdorur vetëm një palë gërshërë kuzhine.  Gjurmuesit quhen nga shqiptarët 'Rolekset Britanike', pasi qindra janë etiketuar pas mbërritjes në MB, ose si pjesë e garancisë së tyre për imigracionin ose pas lirimit nga burgu.

Video të shumta tregojnë se sa lehtë mund të hiqen byzylykët, duke detajuar se si të presin brezat e hollë plastikë dhe çfarë të bëjnë pasi të jenë fikur.

Një komentues ka pyetur një nga shqiptarët: 'Nëse e ndërpres dhe ndryshoj adresën time, a do të funksionojë kjo apo jam ende në telashe?', për të cilën një përgjigje ishte: 'Kur ta ndërpresësh, mos u kthe në shtëpi.'

Ndërkohë që po merret në konsideratë përdorimi më i gjerë i byzylykëve, kriminelët që heqin gjurmuesit e tyre në videot në internet shpesh shfaqen të patrazuar nga kërcënimi me burg.

Të fundit