E-TJERA

Cakaj dhe Haradinaj-Stublla thirrje të përbashkët institucioneve për fshirjen e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Veproni

Cakaj dhe Haradinaj-Stublla thirrje të përbashkët institucioneve

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla kanë shprehur shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes një deklarate të përbashkët.

Të dy ministrat shprehen se e fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është duke krijuar jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por edhe duke shkelur  rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës. 

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë mbesin të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të gjithë Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, duhet theksuar se kjo para së gjithash nënkupton njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë të standardeve demokratike,”- thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të dy ministrave.

Ditari politik

Të fundit