Flash News

E-TJERA

“Calavera i kërkoi ‘Venecias’ të mos shqyrtojë kërkesën e Metës” , reagon Varhelyi: Akuza të pabaza, Reforma në Drejtësi s’mund të ndalet            

“Calavera i kërkoi ‘Venecias’ të mos
Drejtoresha e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i ka konsideruar të pabaza akuzat e ditëve të funsit në disa media dhe të ish kryeministrit Sali Berisha ndaj drejtoreshës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera se me kërkesë të kryeministrit Rama ka telefonuar Komisionin e Venecias për të mos shqyrtuar kërkesën e Presidentit Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një reagim në twitter, Varhelyi  apelon se Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri nuk mund të ndalet pavarësisht presionit.

Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe qëndroj pranë Drejtorit të Ballkanit Perëndimor, Calavera dhe ambasadorit Soreca.

Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të dalin nga shinat ose ngadalësohen, pavarësisht presionit”, shkruan Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi .

“Calavera i kërkoi ‘Venecias’ të mos

Të fundit