Flash News

E-TJERA

‘Camp Nou’ kthehet në kalçeto, Blaugranat i dorëzojnë fushën tifozëve për 300 €

‘Camp Nou’ kthehet në kalçeto, Blaugranat i

Barcelona duket se po kalon një periudhë të vështirë financiare duke filluar nga borxhet e prapambetura ndaj Gerard Pique që arrijnë në 50 milionë euro.

Mirëpo, së fundmi klubi i Blaugranave duket se ka gjetur një alternativë. Në faqen zyrtare, klubi njofton se nga data 6 qershor deri në 11 qershor fusha e “Camp Nou” do të kthehet në arenën e tifozëve dhe të gjithë të apasionuarve të futbollit.

Pra, një ‘kalçeto’ për tifozët e katalanasve të cilët duan të përmbushin ëndrrën e tyre për të luajtur me miqtë në fushën e gjigandëve spanjollë.

Hyrja në “Camp Nou” do të bëhet kundrejt një pagese, që sikurse njofton klubi do të jetë 300 euro për person. Barça ka bërë të ditur se ky është çmimi i nevojshëm për të rezervuar një ndeshje mes miqsh.

Sipas shënimit zyrtar të klubit, çmimi prej 300 euro (përveç mundësisë për të luajtur 60 minuta në Camp Nou) përfshin përdorimin e të njëjtave dhoma të zhveshjes si ekipi i parë: kushdo mund të përdorë vendet e rezervuara për Piqué, Busquets. dhe kampionët e tjerë të Barçës.

Barcelona bën të ditur se çdo ekip i regjistruar do të mund të ketë maksimumi 18 lojtarë dhe se çdo ndeshje do të zgjasë 60 minuta. Pjesëmarrësit do të mund të hyjnë në fushë për t'u ngrohur për 15 minuta. Ndeshja do të zhvillohet në të gjithë bordin.

Të fundit