Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid ka reflektuar se si do të jetë jeta e tij pasi të përfundojë koha në klub dhe të tërhiqet nga futbolli.
"Para se të largohem, do të doja të fitoja një tjetër Ligë të Kampionëve. Dhe më pas, një tjetër. Ky klub është i veçantë, është më i miri në botë," tha ai.
Trajneri italian i cili u vlerësua me çmimin Johan Cruyff për më të mirin në botë sezonin e kaluar, rrëfeu se "gabimi më i keq" i karrierës së tij ishte bërë gjatë vitit të parë në Real Madrid, kur kërkoi një pagë më të lartë.
"Është e pamundur të marrësh vetëm vendime të mira gjatë tridhjetë viteve. Për shembull, bëra një gabim këtu në Madrid pas vitit tim të parë. Isha shumë pranë vazhdimit të kontratës; klubi donte të më mbante, por unë ushtroja shumë presion për rroga, dhe ata e ndërprenë negocimin, ishte gabimi më i keq që mund të kisha bërë, megjithatë, më lejoi të mësoja", tha Ancelotti.