Flash News

E-TJERA

CDC e klasifikon Shqipërinë “zonë të kuqe” për Covid-19: Shmangni udhëtimet!

CDC e klasifikon Shqipërinë “zonë të kuqe”

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e ka renditur Shqipërinë ndër vendet “më të rrezikuara” për Covid-19, në listë e përgatitur për të gjithë udhëtarët.

Duke e konsideruar një “zonë të nxehtë të Covid-19”, CDC kërkon nga udhëtarët të shmangin lëvizjet drejt Shqipërisë, ose të sigurohen që të jenë plotësisht të vaksinuar.

Udhëzimet e CDC për Shqipërinë:

Shmangni udhëtimet në Shqipëri.

Nëse duhet të udhëtoni në Shqipëri, sigurohuni që të jeni plotësisht të vaksinuar përpara se të udhëtoni.

Për shkak të situatës aktuale në Shqipëri, edhe udhëtarët plotësisht të vaksinuar mund të jenë në rrezik për marrjen dhe përhapjen e varianteve të COVID-19.

Udhëtarët duhet të ndjekin rekomandimet ose kërkesat në Shqipëri, duke përfshirë mbajtjen e maskës dhe qëndrimin 1.5 m larg nga të tjerët.

Niveli 4 Njoftimet shëndetësore të udhëtimit mund të përcaktohen nga niveli i COVID-19 në destinacion ose konsiderata të tjera të veçanta.

CDC e klasifikon Shqipërinë “zonë të kuqe”

Kujtojmë se situata pandemike në vend është përkeqësuar ndjeshëm. Kemi një rritje rekord të infektimeve, ku vetëm dje në 24 orë janë regjistruar mbi 2.800 raste të reja me Covid-19. Pavarësisht rritjes së infeksioneve, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos bëjë asnjë ndryshim masash.

Të fundit