Flash News

E-TJERA

Celibashi bën bilancin: 29 denoncime për thyerje të heshtjes zgjedhore, 927 tentativa për votim të dyfishtë

Celibashi bën bilancin: 29 denoncime për thyerje të heshtjes

Kryekomisioneri Celibashi në një deklaratë për median ka bërë me dije se deri më tani në total në KQZ kanë shkuar 29 denoncime.

Celibashi bën me dije se 4 denocime nga dy subjekte zgjedhore, nga Partia Socialiste dhe nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ka një denoncim në KQZ nga Komiteti Shqiptar të Helsinkit, mbi parregullsitë procedurale gjatë shpërndarjes së bazës materiale.

Po ashtu ka denoncime mbi intimidimin e votuesve, në Peshkopi dhe Tiranë.

 “Në total deri tani, në KQZ, nëpërmjet, qoftë platformës së KQZ në faqen e internetit apo edhe në aplikacion, por edhe në prokotollin e KQZ, kanë ardhur 29 denoncime. Janë 4 denocime nga dy subjekte zgjedhore, 63 nga Partia Socialiste dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Partia Socialiste ka dy denoncime për kandidatin për koalicionit “Bashkë Fitojmë” kryetar të Bashkisë në Elbasan dhe për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, në dy raste për thyerje të heshtjes zgjedhore. Ka një denoncim në KQZ nga Komiteti Shqiptar të Helsinkit, mbi parregullsitë procedurale gjatë shpërndarjes së bazës materiale.

Gjithashtu, janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Përgjithësisht, bashkitë të cilat në mënyrë të përmbledhur janë prezantuar si me probleme, Tirana, Elbasani, Durr1%si, Dropulli, Kamza, Konisploli, Peshkopia dhe Tropoja.

Në referim të përmbajtjes së këtyre denoncimeve, lidhen kryesisht me parregullsitë e ushtruara nga ana e komisionerëve, korrupsion aktiv sapo pasiv në procesin e votimit. Ka denoncime mbi intimidimin e votuesve, në Peshkopi dhe Tiranë. Këto janë pak a shumë natyra e denpncimeve. E fundit lidhet me votimin familjar. Ka denoncime për votim familjar në disa qendra votimi në disa bashki. Përsa i përket procesit të identifikimit dhe pjesë marrjes, janë 998 633 votues të cilët janë identifikuar përmes pajisjes eletronike”, theksoi ai.

Të fundit