Flash News

E-TJERA

Celibashi kërkesë bashkive për zgjedhjet lokale: Përmbushni detyrimet ligjore

Celibashi kërkesë bashkive për zgjedhjet lokale: Përmbushni

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka drejtuar një kërkesë bashkive të vendit lidhur me organizimin e proçesit zgjedhor të datës 14 maj 2023.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi shkruan se KQZ ka konkluduar se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.

Ai u ka kërkuar bashkive të merren masa të menjëhershme për përmbushjen e detyrimeve si dhe të dërgojnë në rrugë elektronike hartat e qendrave të votimit.

Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e proçesit zgjedhor të datës 14 maj 2023 KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.

Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa MENJËHERË dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: [email protected], shkruan Celibashi.

 

Të fundit