Flash News

E-TJERA

Celibashi kërkesë Kuvendit: Të zgjatet në 30 ditë afati i ankimimeve për diasporën

Celibashi kërkesë Kuvendit: Të zgjatet në 30 ditë afati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor për ankimimin e zgjedhësve jashtë vendit.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit ku propozon që nga 7 ditë para zgjedhjeve si afat për ankimimin, në rastin e emigrantëve të bëhet të paktën 30 ditë para zgjedhjeve, në mënyrë që vota me postë të dërgohet dhe të kthehet.

“Propozoj që kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor“, tha Celibashi.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky ndryshim do t’i siguronte zgjedhësve nga jashtë mundësinë për të ushtruar të drejtën e votës nëpërmjet një procesi te thjeshtë dhe pa u penguar nga distanca gjeografike dhe kohore.

Të fundit