Flash News

E-TJERA

Celibashi: Më mirë një kod i ri elektoral, se një i arnuar. Partitë të shkëputen nga procesi zgjedhor

Celibashi: Më mirë një kod i ri elektoral, se një i arnuar.

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, tha se ka ardhur koha që të hartohet një kod i ri elektoral, për të qenë më efiçent se sa ai, që sipas tij, arnohet çdo vit.

Në një intervistë për RTV Ora, Celibashi u shpreh se duhet të rishikohet edhe ligjipër Dekirminalizimin, si edhe çështja ‘non-grata’.

“Mendoj se është më mirë një kod i ri zgjedhor, pasi ky që kemi është arnuar zgjedhje pas zgjedhje. Do të ishte mirë një kod i ri. Ligji për dekriminalizimin ka nevojë për një ridiskutim dhe duhet të jetë i qartë rasti kur një zyrtar nuk merr dot një zyrë publike. Do të duhet të mos lihet hapësirë për interpretim subjektiv”, u shpreh Celibashi.

Komisioneri mendon në Shqipëri, ka ardhur koha që partitë politike të mos kenë aqshumë të drejta në procesin zgjedhor, duke sugjeruar që të shkëputen.

“Ka ardhur koha që partitë të mos kenë kaq të drejta në raport me procesin zgjedhor, por akoma jo totalisht të shkëputura nga procesi”, tha Celibashi.

Të fundit