Flash News

E-TJERA

Celibashi: Në perceptimin tim, Berisha është kryetari i PD-së

Celibashi: Në perceptimin tim, Berisha është kryetari i

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, deklaroi nga seanca për regjistrimin e partive politike se në perceptimin e tij kryetari i Partisë Demokratike është Sali Berisha, por sipas tij ligji njeh Bashën. 

Celibashi u shpreh se për që një parti politike të regjistrohet në zgjedhje duhet një dokument zyrtar i referuar nga një palë e tretë që është Gjykata e Shkallës së Parë.

"Do ishte e dëmshme nëse KQZ do merrte këtë vendim, për sa kohë ka një dokument që tregon një fakt të caktuar. Unë mund ta pranoj se në përceptimin tim Berisha është kryetar i PD por kjo nuk ndryshon në përputhje me ligjin se do duhet të marr në referim atë që një dokument zyrtar, i ngarkuar me ligjin tregon një fakt të ndryshëm të cilin unë dhe dikush tjetër e percepton", tha Celibashi.

Të fundit