Flash News

E-TJERA

Celibashi: Nis numërimi në 4 KZAZ në Tiranë, deri tani po shkon mirë

Celibashi: Nis numërimi në 4 KZAZ në Tiranë, deri tani po

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dalë në një prononcim për mediat nga “Shkolla e Kuqe” ku ndodhet për të parë nga afër procesin e numërimit të votave.

Celibashi u shpreh për mediat se tashmë procesi i numërimit në kryeqytet ka nisur në katër KZAZ dhe sipas tij deri tani procesi i numërimit po shkon mirë.

“Ka nisur procesi i numërimit në katër KZAZ. Mendoj që procesi i dorëzimit të bazës ka shkuar shumë mirë. Nuk kemi raportua incidente. Edhe procesi i numërimit do të shkojë mirë. Rezultatin mbi pjesëmarrjen do ta kemi pasi të kemi marrë të gjitha informacionet. Numërimi duket mirë deri tani,” tha ai.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00