Flash News

E-TJERA

Celibashi nuk regjistron grupin ‘Alibeaj’ në zgjedhjet e 14 majit: Nuk ka bazë ligjore

Celibashi nuk regjistron grupin ‘Alibeaj’ në zgjedhjet e 14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar grupin ‘Alibeaj për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në mbledhjen e zhvilluar këtë pasdite se kjo palë nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, për shkak se nuk plotëson dokumentacionin.

“Në kushtet kur në zyrën e regjistrit të partive politike të Gjykatës së rrethit Tiranë, nuk është bërë njoftimi i dorëheqjes së zotit Lulzim Basha si kryetar si dhe nuk është bërë dorëzimi i aktit sipas të cilit, bazuar në statutin e PD, është zoti Alibeaj ai që ushtron detyrën e kryetarit, atëherë, ai si nënkryetar i PD, mundet të pranojë se i ushtron disa kompetenca të kryetarit, apo edhe pjesën më të madhe të këtyre kompetencave, por nuk mund të pranohet kurrsesi që ai ushtron të gjitha komptetencat dhe përgjegjësitë e PD.

Ndaj, në kushtet kur deklarata nuk është sipas përcaktimeve të nenit 64, pika 2, gërma e, në vlerësimin tim, do duhej të nënshkruhej nga kryetari i partisë, ose nga ai person që ligjërisht i ushtron atributet e kryetarit të partisë, unë mendoj dhe vlerësoj se kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet”, tha Celibashi.

Kujtojmë se KAS nuk pranoi ankimimet e dy palëve brenda PD-së, të drejtuara nga Berisha dhe Alibeaj, dhe çështja iu kthye sërish Ilirjan Celibashit.

Në këto kushte, hapet rrugë që opozita të dalë vetëm me një kandidat të përbashkët në listat e PD-së së Berishës dhe Partisë së Lirisë.

Kjo është hera e dytë radhazi ku PD zyrtare, nuk hyn në zgjedhjet lokale, pas bojkotit në vitin 2019 kur Lulzim Basha ishte kryetar.

Të fundit