Flash News

E-TJERA

Celibashi: Nuk u evidentua asnjë problematikë që cenon standardin e zgjedhjeve

Celibashi: Nuk u evidentua asnjë problematikë që cenon standardin

Pas mbylljes së procesit të votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën sot në pesë bashki të vendit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se dita e votimit ka kaluar pa asnjë problematikë që të ketë cënuar standardet e procesit.

“Nuk ka ndonjë ndryshim nga komunikimet e mëparshme. Nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit,” tha Celibashi në një deklaratë për mediat. Ai shtoi se procesi i identifikimit elektronik është realizuar me sukses në 100% të qendrave të votimit, pa asnjë pengesë teknike.

Kreu i KQZ-së bëri gjithashtu të ditur se tashmë ka nisur procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe transporti i kutive të votimit drejt qendrave të numërimit. “Në disa bashki ka përfunduar dorëzimi i materialeve, ndërsa në të tjera është ende në proces. Shumë shpejt pritet të nisë edhe numërimi i votave,” u shpreh Celibashi.

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale përfundoi në orën 18:00, ndërsa rezultatet paraprake pritet të bëhen publike gjatë orëve në vijim.

Të fundit