Flash News

E-TJERA

Celibashi sqaron regjistrimin e “Shtëpisë së lirisë”: Se si i zgjedh një koalicion kandidatët, nuk ka lidhje me KQZ

Celibashi sqaron regjistrimin e “Shtëpisë së

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka sqaruar regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” pa Komisionin e Rithemelimit të PD-së.

Në një lidhje direkte në A2 CNN, Celibashi tha se regjistrimi i koalicionit “Shtëpia e lirisë” është korrekte “nga pikëpamja e ligjit”.

“Ne kemi regjistruar një koalicion të përbërë nga dy parti politike (LSI dhe PDK), duke plotësuar kushtet që kërkon Kodi Zgjedhor për regjistrimin e një koalicioni zgjedhor. Çdo gjë nga pikëpamja e ligjit është korrekte.

Ne kemi një koalicion të regjistruar, i cili ka të drejtë për të paraqitur kandidatët e vet. Se si i zgjedhin ata kandidatët, ky është proces politik dhe nuk ka lidhje me përgjegjësitë e KQZ-së”.

“Nuk ka vlerë që të komentohet jashtë kuadrit rregullator dhe ligjor”, shtoi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Jemi në fazën intensive të përgatitjeve për këto zgjedhje. Koha është shumë e shkurtër, më pak se 45 ditë kishim në dispozicion, por mendoj që procesi deri tani po shkon shumë mirë”, tha më tej Celibashi.

 


 

Të fundit