Flash News

E-TJERA

KQZ kërkon ndryshime në ligj mbi përdorimin e investimeve publike në fushatat zgjedhore

KQZ kërkon ndryshime në ligj mbi përdorimin e investimeve publike

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka kërkuar që të ndryshohet me ligj përdorimi i investimeve publike në fushatat zgjedhore.

Celibashi u shpreh se duhet të ketë një përcaktim të qartë mes angazhimit në politikë dhe aktiviteteve administrative.

“Një përmirësim i legjslacionit për këtë çështje ka nevojë të ketë përkufizime më të qarta në lidhje me atë se çfarë është ndaluar dhe çfarë është e lejuar. Edhe pse koha ka qenë shumë e shkurtër për ta përgatitur aktin normativ, mendoj se KQZ ia ka dalë që të vendosi disa barriera për sjelljen e institucioneve në fushatë zgjedhore”, theksoi kryekomisioneri zgjedhor.

Komisioneri vlerësoi se një rol të veçantë në zgjedhje duhet të luajnë vëzhguesit e pavarur.

“Edhe organizatat e tjera të shoqërisë civile të kenë një rol më institucional në këtë proces. Dhe ndoshta, kjo është një ide që brenda stafit të KQZ-së është diskutuar, në një të ardhme të caktuar jo të largët shoqëria civile të jetë ajo që bën si të thuash vlerësimin paraprak dhe e paraqet çështjen për një vlerësim përfundimtar dhe final në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh kreu i KQZ-së.

Të fundit