Flash News

E-TJERA

Celibashi thirrje partive politike: Fushata nis 30 ditë para zgjedhjeve

Celibashi thirrje partive politike: Fushata nis 30 ditë para zgjedhjeve

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për të nisur fushatën në datën e caktuar.

Përmes një postimi në Twitter, Celibashi thekson se fushata do nis 30 ditë para zgjedhjeve dhe kërkoi nga subjektet politike dhe kryetarët e bashkive të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor.

Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Me afrimin e fushatës zgjedhore u bëj thirrje subjekteve politike dhe kryetarëve të bashkive të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor”, shkruan Celibashi.

Të fundit