Flash News

E-TJERA

Celtic triumfoi në derbi, Rudi Vata i dhuron Metës një shall kelt të personalizuar

Celtic triumfoi në derbi, Rudi Vata i dhuron Metës një shall kelt

Ish-mbrojtësi i Celtic dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata ka vizituar Tiranën një ditë më parë. Gjatë vizitës, Vata ka takuar presidentin Ilir Meta, i cili është shfaqur shpesh krah ish-mbrojtësit.

Si tifoz i zjarrtë i Celtic, presidenti ka marrë një dhuratë nga Vata pas fitores së skuadrës së tij të zemrës, në derbin e Glasgoë dhe pozicionimit në vend të parë.

Një shall kelt i personalizuar për Metën, me simbolet e Celtic. Në një reagim në Tëitter, Meta shkruan se “Ai ma bëri ditën edhe më shumë me dhuratën speciale që më solli me rastin e fitores së Celtic në derbin e Glasgoë dhe ngjitjes në vendin e parë, një shall i personalizuar me simbolet e ekipit tonë të dashur. Faleminderit Rici, miku ynë për këtë dhuratë.”

Rudi Vata është themeluesi i Klubit të Mbështetësve të Celtic në Shqipëri, Presidenti Meta ka zhvilluar shpesh vizita në familjen e Vatës, të cilët kanë ndjekur bashkarisht edhe sfidat e Celtic.

Të fundit