Flash News

E-TJERA

Cens-i fsheh emigrimin masiv, publikohen të dhënat: Në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë

Cens-i fsheh emigrimin masiv, publikohen të dhënat: Në

Instituti i Statistikave ka publikuar më në fund të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin 2023. Publikimi i të dhënave u shty disa herë, derisa ishte vendosur fillimisht që të bëheshin publike më 19 qershor dhe më pas data u shty në 28 qershor.

Sipas të dhënave të cilat janë publikuar nga drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, numri i banorëve që jetojnë në Shqipëri është 2.412.113 banorë.

Këto të dhëna vijnë në një kohë kur vendi u godit ndjeshëm nga largimet masive drejt Evropës dhe Britanisë së Madhe. Pjesa dërrmuese e të rinjve sot është larguar drejt emigracionit, por siç duket Censi nuk e ka identifikuar largimin masiv të tyre.

“Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme. Sot, kemi kënaqësinë të prezantojmë në detaje informacionet që lidhen me këtë proces, duke treguar në të njejtën kohë, se ky cens ka arritur qëllimin për të cilin u krye, ka justifikuar investimet afatgjata, mbështetjen financiare, nevojën e përdoruesve.

Por, nuk do të mjaftohemi me rezultatet që do të ndahen me ju sot, pasi puna dhe angazhimi ynë do të vijojë për sigurimin e informacioneve të detajuara, në nivel qarku, bashkie apo njësie më të vogël gjeografike. Analiza dhe studime tematike do të kryhen për fusha të ndryshme të jetës. Këto analiza do të jenë për përdoruesit një burim informacioni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë.

Të dhënat, janë një e mirë publike, dhe ju ofrohen hartuesve të politikave, vendimarrëseve, studiuesve, bizneseve, për ti përdorur për planifikimin zhvillimor, analizën e dukurive demografike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe zbatimin e tyre në praktikë në dobi të shoqërisë sonë.
Në emër të INSTAT dhe Ekipit të cens, falenderoj qytetarët për kontributin e tyre në përfundimin me sukses të këtij procesi, duke dhënë informacion për veten dhe familjarët e tyre”, tha Elsa Dhuli.

Të fundit