Flash News

E-TJERA

Censi 2023/ Analisti Hoxha: Shifrat tregojnë se kemi dënim me vdekje të shoqërisë

Censi 2023/ Analisti Hoxha: Shifrat tregojnë se kemi dënim me vdekje

Analisti Artan Hoxha ka komentuar të dhënat e Censit2023.

 Në studion e “Open” në News24, ai tha se “kemi një dënim me vdekje të shoqërisë, pasi po largohen të rinjtë dhe kanë mbetur të vjetrit”. 

“Po shkojmë drejt strukturës së vdekjes së shoqërisë dhe nuk kemi asnjë masë të marrë nga qeveria paraprakisht. Po ti referohemi rënien e lindshmërisë duke krahasuar periudhat 2002-2011 me 2011-2023 dhe na del një dyfishim i rënies së shkallës vjetore të lindshmërisë. Kemi një 4 vjeçar kur rënia është 7% dhe kjo tregon se kemi një rënie të moshës pjellore, kemi emigrimin, pra largim të pjesës së re të shoqërisë”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se raporti i INSTAT na nxjerr të barabarta në dy dekada largimet dhe kthimet, 42 me 42 dhe kjo nuk duket shifër e saktë.

Dyfishimi i rënies së lindjeve nuk ka se si mos të tregojë se janë larguar shqiptarët e rinj nga vendi. Këto janë shifrat. Ndikimin më të madh në rënien e lindshmërisë e ka emigracioni”, tha Hoxha. Ai u shpreh se nuk është normale edhe shtyrja e afateve në publikimin e të dhënave të Censit2023. “Çdo shtyrje ka një kosto dhe nuk e kuptoj se si nuk shqetësohet askush për këto kosto”, tha ai.

Të fundit