Flash News

E-TJERA

Censi 2023/ Lutfi Dervishi ironizon shifrat: As me numrat nuk dinë të bëjnë numra

Censi 2023/ Lutfi Dervishi ironizon shifrat: As me numrat nuk dinë të

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me një postim në Facebook, ku vë në dukje diferencën me rezultatet e Censit 2023.

Dervishi thekson ndryshimin e numrave në pak orë, ku sipas tij, paradite censi tregoi se në Shqipëri janë 2,412,113 banorë dhe pas 10 orësh numri bie me 10 mijë banorë më pak.

Postimi:

Paradite u shpall se ishin 2 412 113 banorë

Pasdite lajmet jane për 2 402 113 banorë

Brenda 10 orëve 10 mijë banorë me pak. Arsyeja? Shih njoftimin per besimin fetar dhe mblidh numrat (janë 10 mijë më pak se shifra e shpallur)9 muaj dhe as me numrat nuk dine të bëjnë numra.

P.S. Nuk di si ndihen tv që më pas kanë fshire një fraksion të sekondes kur drejtoresha INSTAT përmend shifren 12 mijë pra e dëgjon dy milionë e... 113.

Në një shoqëri të hapur veprojne me metodat e shoqërisë se mbyllur dhe kthehen në karikature.

Të fundit