Flash News

E-TJERA

Ceremonia e Bordit të Paqes në Washington, zbulohet agjenda zyrtare

Ceremonia e Bordit të Paqes në Washington, zbulohet agjenda zyrtare

Bordi i Paqes i Donald Trump do të zhvillojë këtë të enjte takimin inaugural në Washington, i cili ka për qëllim avancimin e procesit të rindërtimit të Gazës.

Takimi pritet të nisë orën 09:00 (15:00 me orën e Tiranës), ndërsa thuhet se vetë Donald Trump do të mbërrijë në orën 10:00 për të mbajtur fjalimin hapës dhe për të nënshkruar një numër rezolutash që kanë të bëjnë me Gazën.

Kryetari i secilit delegacion të pranishëm është udhëzuar të ofrojë një fjalim të shkurtër, gjatë të cilit do të njoftojnë edhe kontributet e tyre në përpjekjet e rindërtimit të Gazës.

Do të ketë gjithashtu fjalime nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ndihmësit e lartë të Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazën, Nickolay Mladenov, thotë zyrtari amerikan.

Rubio është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, ndërsa Kushner, Witkoff, Blair dhe Mladenov janë anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Gazës të Bordit të Paqes.

Në këtë takim thuhet se shumica e vendeve europiane nuk do të jenë të pranishme pasi nuk e kanë pranuar ftesën e Trump. Ndërkohë Edi Rama ndryshe nga europianët do të jetë pjesë e Bordit.

Ai u nis një ditë më parë me aufori drejt Washingtonit, për të treguar edhe njëherë mardhënien e ngushtë që pretendon se ka me SHBA-të.

Vetë Edi Rama ka deklaruar pak ditë më parë se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme e bordit, por ndërkohë Trump ka thënë të kundërtën.

Presidenti amerikan ka deklaruar se gjatë takimit, Bordi i Paqes do të shpallë pesë miliardë dollarë ndihma të premtuara për humanitarizëm dhe rindërtim në Gaza.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar këtë trup që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gazë dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit, ndërkohë pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian nuk i janë bashkuar këtij bordi.

Të fundit