Flash News

E-TJERA

Ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Kim “vë në rresht” Metën, Ruçin dhe Bashën; Mungon Rama

Ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Kim

Ceremonia e organizuar nga ambasada e SHBA në Tiranë për pavarësinë e SHBA-ve, ka bërë bashkë disa nga figurat kryesore të politikës shqiptare.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndërsa ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, krah Bashës shfaqet sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe deputetja fituese në 25 prill Jorida Tabaku.

Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA, Kim vuri theksin se SHBA është aleati më i madh i Shqipërisë, sot e 30 vjet e kjo miqësi do të zgjasë për shumë kohë.

“SHBA-të e kapën me krenari atë dorë në vitin 1990 dhe asnjëherë se kemi lëshuar. E ndërsa vijmë në këtë mbrëmje për të festuar demokracinë, është e qartë se demokracia është e lehtë. Demokracia duhet të çohet, ripërtërihet, të mbrohet.

Me të drejtë duhet të festojmë sukseset e saj dhe duhet t’i përdorim si frymëzim për të ardhmen. Duhet të përballemi me të metat tona, pa patur frikë, por me vendosmërinë për të gjetur rrugën e përbashkët dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm ndaj gabimeve të së kaluarës, por gjithmonë me sytë drejt të ardhmes. Kështu që teksa festojmë këtë ditëlindje të demokracisë së SHBA, të vendosim që ta çmojmë, mbrojmë dhe ripërtërijmë demokracinë”, tha Kim.

 

 

 

 

Të fundit