Flash News

E-TJERA

Ceremonia e Papa Leo XIV në Vatikan/ Shqipëria do të përfaqësohet nga krerët fetarë dhe zyrtarë të lartë

Ceremonia e Papa Leo XIV në Vatikan/ Shqipëria do të

Një delegacion i lartë nga Shqipëria, i përbërë nga përfaqësues të komuniteteve fetare dhe autoritete shtetërore, do të udhëtojë drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leo XIV.

Ceremonia solemne do të zhvillohet të dielën, në orën 10:00, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në këtë ngjarje të rëndësishme fetare e ndërkombëtare do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare në vend:

Nga Kisha Katolike, pritet të jenë të pranishëm kryeipeshkvi i kryedioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, dhe zëvendëspresidenti i saj, Imzot Simon Kulli.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të përfaqësohet nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla, si dhe At Ignat Todri.
Nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të marrin pjesë kreu i KMSH, Bujar Spahiu, dhe përfaqësuesi Ejup Lila.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane do të përfaqësohet nga Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.

Në përfundim të ceremonisë, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të realizojnë një fotografi zyrtare me Atin e Shenjtë, Papa Leo XIV

Ndërkaq, ditën e hënë, që prej orës 09:30, delegacionet shqiptare do të marrin pjesë në Audiencën e Atit të Shenjtë, e cila do të zhvillohet me përfaqësues të Kishave, komuniteteve ekleziale dhe traditave të ndryshme fetare nga e gjithë bota.

Delegacioni shqiptar shoqërohet nga Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetin e Vatikanit, znj. Majlinda Frangaj.

Të fundit