Flash News

E-TJERA

Cërriku katër ditë pa ujë në prag festash

Cërriku katër ditë pa ujë në prag festash

Përpos qytetit të Vlorës i cili po përballet me mungesë të furnizimit me ujë prej tre ditësh, një tjetër qytet po përjeton situatë të ngjashme alarmante.

Sipas JOQ, prej katër ditësh edhe qyteti i Cërrikut nuk ka ujë. Banorët kanë deklaruar se nuk kanë ujë në çezmat e tyre këtë prag festash, duke e bërë jetesën tepër të vështirë.

Ata janë shprehur të revoltuar, ndërsa sytë drejtohen nga bashkia e këtij qyteti e cila deri më tani, sipas raportimeve nuk ka dhënë asnjë sqarim publik dhe as nuk ka ofruar një zgjidhje konkrete për këtë krizë bazike.

Të fundit