Flash News

E-TJERA

Certifikimi i 11 Majit, Gjokutaj: U vranë zgjedhjet e lira, opozita shkon në Kuvend për të ‘luftuar’

Certifikimi i 11 Majit, Gjokutaj: U vranë zgjedhjet e lira, opozita shkon

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe certifikimin që bëri Komisioni Rregullator, pavarësisht shkeljeve.

Në një lidhje direkte për News24, Gjokutaj tha se nëse opozita shkon në Parlament nuk nënkupton se njeh zgjedhjet, por se do të luftojë brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Shkeljet ishin skandaloze dhe sërish Komisioni Rregullator e njohu rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. U cënua liria e zgjedhjes së individit. Janë vrarë zgjedhjet e lira. Thellësia e rezultatit ka brenda manipulimin, është votuar për cdertifikimin e “11 majit”, 3:2 sepse nuk mund të certifikohen zgjedhje të tilla. Zgjedhjet nuk u festuan, sepse sa duket ka socialistë që iu vjen turp për atë që ka ndodhur. Ju e dini se Celibashi është eksponent pranë Partisë Socialiste dhe u certifikuan zgjedhjet e deformuara.

PS ka gjysmën e partisënë burg për korrupsion, kemi korrupsion galopant, që përditë kërcet. Këta e thanë saktë rezultatin zgjedhor, si ka mundësi nga e dinin? Opozita s’duhet t’i njohë zgjedhjet. Shkuarja në parlament nuk do të thotë se opozita njeh zgjedhjet, por thjesht ti po lufton edhe jashtë parlamentit, edhe brenda Kuvendit. Djegia e mandateve i krijoi dëm opozitës. Beteja duhet bërë edhe në mënyrë institucionale, sepse kështu merr edhe vëmendje nga ndërkombëtarët dhe i jep puls jetës opozitare e parlamentare”, tha Gjokutaj.

Të fundit