Flash News

E-TJERA

Çfarë dihet për variantin "Mu" të Covid-19 që po monitorohet nga OBSH?

Çfarë dihet për variantin "Mu" të Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetit po monitorin një variant të ri të Covid-19, të identifikuar si "Mu". Ky i fundit është zbuluar për herë të parë në Kolumbi, në fillim të vitit, ndërsa tashmë janë raportuar raste edhe në Evropë.

Mu renditur si një nga pesë variantet e interesit nga OBSH. Kjo do të thotë që ndërsa OBSH e konsideron atë të denjë për monitorim të veçantë, por nuk shihet problem potencial si Delta ose Alpha.

Sipas OBSH-së, prevalenca e Mu në infeksionet globale ka rënë që kur u zbulua për herë të parë, megjithatë "prevalenca në Kolumbi (39 përqind) dhe Ekuador (13 përqind) është rritur vazhdimisht".

Ajo përbën më pak se 0.1 përqind të të gjitha infeksioneve globale Covid-19, por shpërthimet e B.1.621 janë raportuar gjithashtu në pjesë të SHBA dhe Evropës.

Raporti i epidemiologjisë i OBSH thotë se të dhënat paraprake treguan se Mu dukej të ishte më rezistent ndaj antitrupave.

Të fundit