Flash News

E-TJERA

Champions/ Chelsea kërkon “hakmarrje” ndaj Realit, Milan-Napoli duelojnë për gjysmëfinalen

Champions/ Chelsea kërkon “hakmarrje” ndaj Realit, Milan-Napoli

Champions League vazhdon dhe këtë të  mërkurë me dy sfida mjaft interesante, ku do të luhen Milan-Napoli dhe Real Madrid-Chelsea.

Madrilenët janë kampionët në fuqi, ku në rrugëtimin drejt finales vitin e kaluar eliminuan Chelsean. Një ndeshje mjaft e vështirë, por duke qenë se luhet në Spanjë përpara tifozerisë së Realit dhe eksperiencës së lojtarëve në këtë kompeticion, skuadra e Carlo Ancelottit shihet si pretendente për të kaluar më tej.

Ndeshja më e shumëpritur në fakt është Milan-Napoli. Një Derbi i Italisë në çerekfinale, me dy skuadrat që në kampionat kanë marrë kahe të kundërta pasi napoletanët thuajse e kanë siguruar titullin, ndërsa milanezët luftojnë për një vend në zonën evropiane.

Megjithatë ndeshja e fundit në Seria A mes dy skuadrave ka ngjallur jo pak panik, pasi nëse më parë Napoli konsiderohej si favorit absolut, ata pësuan një humbje shokuese 0-4 në fushën e tyre nga Milani.

Por në fakt humbjet tani për Napolin në kampionat nuk para ndikojnë shumë duke parë diferencën me ndjekësit dhe fokusi kryesor është në Champions, ku janë favoritë për të shkuar deri në finale.

Të dyja ndeshjet luhen në orën 21:00.

Champions/ Chelsea kërkon “hakmarrje” ndaj Realit, Milan-Napoli

                                                                                                                                                                                                               

Të fundit