Flash News

E-TJERA

Champions/ Interi zbret sot në ‘Camp Nou’, Barcelona kërkon fitoren

Champions/ Interi zbret sot në ‘Camp Nou’, Barcelona

Champions League premton mbrëmje me 8 sfidat e sotme. Vëmendja është më shumë e përqendruar te dy përballjet Barcelona-Inter dhe Viktoria Plzen-Bayern Munchen.

Katalanasit do të presin italianët në ‘Camp Nou’, duke kërkuar fitoren. Ndeshjen e parë Interi arrit t’i rrëmbejë golin dhe triumfin Barcelonës. Sot ekipi i Xavit do të duhet të shënojë në portën e italianëve për të siguruar një fitore.

Bayerni i Mynihut e ka më të lehtë fitoren. Me 5 gola të shënuara ndeshjen e parë, bavarezët thuajse i kanë mposhtur çekët, të cilëve do t’iu duhet shumë përgatitje për të ‘dënuar’ djemtë e Julian Nagelsmann.

Sfidat fillojnë me Atletico Madrid-Culbe Brugge dhe Napoli-Ajax në orën 18:45, për të vijuar me Leverkusen-Porto, Viktoria Plzen-Bajern Munchen, Inter-Barcelona, Rangers-Liverpool, Sporting Lisbon-Marselle dhe Tottenham-Frankfurt.

Të fundit