Flash News

E-TJERA

Champions League/ Chelsea përballë ‘los blancos’, bavarezët zbresin në “El Madrigal”

Champions League/ Chelsea përballë ‘los blancos’,

Sot luhen çerekfinalet e dyta të Champions League. Bayern Munchen-Villarreal dhe Chelsea Real Madrid do të zbresin sot në fushën e Ligës së Kampionëve. Sfidat startojnë në 21:00.

‘Nëndetësja e verdhë’ do të presë në shtëpi bavarezët e Nagelsmann. Bayern Munchen do të udhëtojë drejt stadiumit “El Madrigal” për t’u përballuar me Villarreal në ndeshjen e parë të çerekfinales.

Julian Nagelsmann do të synojë me Villarreal, një rezultat 4-1 si ndaj SC Freiburg. Nga ana tjetër, ‘nëndetësja’ vjen pas disfatës që i shkaktoi ‘Zonjës së Vjetër’.

Mbrëmja, kulmon me atë përballje që quhet “përballje titanësh”. Chelsea sfidon Real Madridin në “Stamford Bridge”.

Chelsea, i cili fitoi Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Thomas Tuchel sezonin e kaluar, kaloi në fazën e grupeve pa asnjë problem. Megjithatë, ata humbën një ndeshje duke përfunduar të dytët në Grupin H pas Juventusit.

Real Madridi përfundoi në krye të Grupit D, duke kaluar me rehati ndaj Sheriff Tiraspol. Të barazuar kundër PSG-së në raundin e 16-të, Los Blancos humbën ndeshjen e parë, duke u rikthyer në ndeshjen e dytë, të udhëhequr nga Karim Benzema, për të siguruar një fitore 3-2.

Pasi pësoi një humbje të rëndë ndaj Barcelonës në La Liga para pushimit ndërkombëtar, skuadra e Carlo Ancelottit u rikthye për të mundur Celta Vigo 2-1 në ndeshjen e tyre të fundit.

 

Të fundit