Flash News

E-TJERA

Champions League/ Liverpool zbret sot në ‘El Madrigal’, Real Madrid luan shansin 'e fundit'

Champions League/ Liverpool zbret sot në ‘El Madrigal’, Real

Liga e Kampionëve përmbyll këtë javë dy gjysmëfinalet mes Liverpool-Villarreal dhe Real Madrid-Manchester City, për të vendosur fatin mes 4 skuadrave se cilat do të kalojnë në finalen e 28 Majit.

Sot, në fushë zbresin Liverpool dhe Villarreal. Spanjollët do të presin në stadiumin “El Madrigal” anglezët, të cilët janë më favoritë. Ndeshjen e kaluar Liverpool mposhti në shtëpi Villarrealin me rezultatin 0-2.

Me dy gola të Estupiñan dhe Mane anglezët dominuan ndeshjen e parë të gjysmëfinales.

Sfida mbetet e hapur për madrilenët dhe ‘cityzens’ me një rezultat të ngushtë, por që në pozita më favorizuese është Manchester City i Pep Guardiolës.

Djemtë e Ancelottit nuk ishin në ‘top’ formë teksa sfida u dominua më shumë nga anglezët. Pjesa e parë ishte ‘fatale’ për madrilenët të cilët pësuan gol që në minutën e parë. Sfida u hap në pjesën e dytë kur Real Madrid u shfaq në formë më të mirë.

Pavarësisht përpjekjeve, Karim Benzema i mungoi fushës duke bërë rezistencë, por duke mos rrezikuar shumë në portën e kundërshtarit.

Të fundit