Flash News

E-TJERA

Chat GPT parashikon fituesin e sfidës Poloni-Shqipëri

Chat GPT parashikon fituesin e sfidës Poloni-Shqipëri

Në prag të startit nga fusha e ndeshjes, në rrjet kanë vërshuar parashikimet e para për sfidën Poloni-Shqipëri, e cila do të luhet në orën 20:45.

Politiko.al ka pyetur Chat GPT për të dhënë një parashikim sipas Inteligjencës Artificiale. ‘Basti’ i vendosur nga Chat GPT ka favorizuar kundërshtarët e kuqezinjtë.

AI ka nxjerrë favorit polakët, por me një fitore të ngushtë 1-0.

“Polonia ka avantazh sepse luan në shtëpi dhe ka lojtarë me eksperiencë në ndeshjet play‑off.

Shqipëria është ekip që mund të jetë i rezistent dhe të krijojë surpriza, sidomos në mbrojtje dhe kundërsulm.

Parashikimi im i arsyeshëm: një ndeshje me gola të pakët, ku Polonia ka më shumë gjasa për fitore, ndoshta 1–0 ose 2–1 për Poloninë, por një barazim i ngushtë nuk mund të përjashtohet.”

Megjithatë, në futboll, çdo surprizë është e mundur, dhe Shqipëria ka treguar se mund të shkaktojë probleme edhe kundër ekipeve të forta.

Të fundit