Flash News

E-TJERA

Chelsea ‘largon’ tre yje nga skuadra, mes tyre edhe Armando Broja

Chelsea ‘largon’ tre yje nga skuadra, mes tyre edhe Armando Broja

Klubi anglez, Chelsea ka përjashtuar nga skuadra e parë tre yje të njohur, mes tyre edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

Duket se drejtuesit e Chelseat kanë përdorur ‘dorën e hekurt’ për disa nga lojtarët që nuk po gjejnë skuadra të reja këtë verë.


Sipas The Telegraph, Trevoh Chalobah, Armando Broja dhe Romelu Lukaku janë larguar nga ekipi i parë dhe janë dërguar për t’u stërvitur me ekipin U-21.

Drejtuesit e klubit duan t’i mbajnë këta lojtarë të ekipit të parë në bazën stërvitore të klubit Cobham deri sa të ‘pajtohen’ për të ndërruar skuadër.

 Sakaq, Chalobah ka oferta nga Aston Villa, Crystal Palace dhe Nottingham Forest, Broja pëlqehet shumë në Ligën Premier, Serie A dhe La Liga, ndërsa Lukaku pritet të kalojë te Napoli i Antonio Contes.

Të fundit