Flash News

E-TJERA

Chelsea mposht thellë Tottenhamin, ‘blutë’ marrin kreun e “Premier League”

Chelsea mposht thellë Tottenhamin, ‘blutë’ marrin kreun e

Chelsea ka mundur me rezultatin e thellë 0-3 Tottenhamin. Blutë arritën të sigurojnë një fitore të pastër duke vulosur pretendentin për ‘mbretin e Londrës’.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll pa gola. Ndërsa pjesa e dytë u hap me aksion. Ishte Tiago Silva që tundi i pari rrjetën e kundërshtarit duke shënuar në minutën e 49-të pas një pasimi të saktë nga Maskos Alonso.

Vetëm pas 8 minutash Kante dyfishoi shifrat e ‘bluve’. Me një koordinim të saktë, Kante shënoi drejt portës kundërshtare. Ishte Rudiger, mbrojtësi i Chelsea, që finalizoi ndeshjen duke i dhënë skuadrës fitoren e padiskutuar.

Chelsea merr kryesimin në kampionatin anglez në pikë të barabarta me Manchester United dhe Liverpool, por nuk duhet harruar se ‘blutë’ e Tuhel kanë golavarazhin më të mirë.

Të fundit