Flash News

E-TJERA

Christopher Hill: Nuk do kisha zgjedhur shpalljen “non grata” për Berishën

Christopher Hill: Nuk do kisha zgjedhur shpalljen “non grata”

Ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë gjatë viteve ’90, Christopher Hill, i cili ndodhet këto ditë në Shqipëri, ka komentuar shpalljen “non grata” të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një intervistë për Top Channel, Hill u shpreh se personalisht nuk do të kishte zgjedhur sanksionet si mjet ndaj Berishës, duke nënvizuar se preferon dialogun mbi penalizimet.

“Unë kam opinionet e mia personale se a janë të dobishme këto lloj sanksionesh apo jo. Si rregull i përgjithshëm, unë jam një person që nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë. Zgjedh dialogun, për të zgjidhur gjërat,” deklaroi Hill.

Ai u ndal edhe te roli i ish-ambasadorëve në debatet aktuale politike, duke theksuar se është e gabuar që ish-diplomatët të ndërhyjnë publikisht në çështje të ndjeshme.

“Mendoj se do të ishte një gabim për një ish-diplomat amerikan të vinte dhe të bënte shumë komente për këtë. Nuk besoj se ndihmon askënd,” tha Hill.

Të fundit