Flash News

E-TJERA

Cilat janë 6 bashkitë ku mund të votohet elektronikisht në 14 maj

Cilat janë 6 bashkitë ku mund të votohet elektronikisht në

Në zgjedhjet vendore të 14 majit votimi mund të kryhet elektronikisht në 6 bashki të vendit.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë konferencës për përgatitjen e zgjedhjeve vendore tha se synohet që të realizohet votim elektronik në gjashtë bashkitë e mëdha si Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani, Durrësi dhe  Fieri, por kjo varet nga buxheti dhe rënia dakord e partive politike.

“Me siguri në Vlorë do të zhvillohet votimi elektronik, kemi bërë një vlerësim se sa bashki mundet të realizohet dhe në 6 bashki kemi menduar që të zgjerohet, në bashki e mëdha si Tirana, Vlora, Elbasani, Durrësi dhe  Fieri, nëse projekti dhe nëse partitë bien dakord dhe nëse janë paratë, por për të qenë të përgatitur dhe të thonë që ne si parti jemi pro votimit elektronik.

Shpenzimet janë llogaritur 3 miliardë lekë, nëse do ti kemi dhe palët janë dakord që të zhvillohet, do të zhvillohet, nëse nuk ka para nuk do të zhvillohet”, tha Celibashi.

Ai theksoi se kostoja se zgjedhjeve të ardhshme vendore do të jetë 5.3 mld lekë.

 

 

Të fundit