Flash News

E-TJERA

“Cilat janë këto tre denoncime”, Basha i shmanget pyetjes: Është pyetja e ditës kjo, ia kishin bërë edhe Açkës

“Cilat janë këto tre denoncime”, Basha i shmanget pyetjes:

Lulzim Basha u pyet nga një gazetar sot për denoncimet e tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, por nuk ishte në gjendje të numëronte asnjë prej tyre.

Basha iu shmang pyetjes së gazetarit.

Gazetari: A mund të na thoni publikisht 3 denoncimet që ju keni bërë me dokumenta dhe fakte ndaj qeverisë Rama?

Basha: Është pyetja e ditës kjo, ia kishin bërë edhe zonjës Açkës dje.

“Është qesharak që debati të përfundojë këtu, ndërkohë që ata që pretendojnë se bëjnë denoncime ditën, natën marrin leje për kulla.”- tha Basha.

Pra kjo ishte përgjigjja e Lulit kur iu kërkua të numërojë vetëm 3 denoncime ndaj Ramës. Luli është i njohur për gafa, por nuk është ky rasti.

Në mungesë të argumentit për t’u përgjigj për tre denoncime ndaj Ramës, Luli filloi të flasë për Trekëndëshin e Bermudës.

Këmbënguljes së gazetarit që t’i numëronte vetëm tre denoncime.

Luli kaloi nga trekëndëshi i Bermudës te Flutura Açka dhe debati i saj me deputetët e PD, kreun e Grupit Parlamentar, Bardhi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Noka.

 

Të fundit