Flash News

E-TJERA

Cilat janë zonat me riskun më të lartë elektoral në zgjedhjet e 25 prillit, kryeson Elbasani, Durrësi e Shijaku

Cilat janë zonat me riskun më të lartë elektoral në

Prej vitit 2015 Instituti i Studimeve Politike (ISP) harton dhe publikon hartën e zonave të riskut elektoral, bazuar në disa kritere standarde që lidhen me specifikat e zonave, me cilësinë e kandidatëve, të stafet elektorale, me rivalitetin, me ekzistencën e grupeve kriminale me lidhje politike, me rolin e biznesmenëve në lista dhe në fushatë, me specifikat dhe konfliktet vendore, me rivalitetet historike dhe aktuale, me potencialet për incidente dhe për mandatet fituese, me impaktin e fushatës denigruese dhe elementë të tjerë me ndikim elektoral. Treguesit e detajuar të kritereve janë të listuara më poshtë.

Për hartimin e hartës së riskut elektoral 2021 stafi i ISP ka analizuar kandidatët, partitë, stafet elektorale, rezultatet në vite, specifikat e zgjedhjeve në secilën bashki, problematikat lokale dhe në fund, si bashkim i të gjithë treguesve është bërë renditja e zonave me riskun më të lartë elektoral. Ne jemi bazuar në treguesit e cilësisë së kandidatëve, ekzistencës së kandidatëve me rekorde negative, në nivelin e rivalitetit midis partive në zonë, në qenien ose jo bastion, në rolin e kandidatëve / biznesmenëve aktiv në zonë, në numrin minimal të votave për mandatet përcaktuese, në synimin e fortë politik për një mandat, në konfliktet e ndryshme lokale, në specifikat e zonës dhe në probleme në zgjedhjet e mëparshme.

Raporti i ISP përfshin të dhëna konkrete me emra, ngjarje dhe fakte, por që për shkak të ndjeshmërisë publike dhe sigurisë së stafit, të dhënat e detajuara përshkruese nuk bëhen të njohura për publikun, por vetëm për partnerët ndërkombëtarë. Qytetarët, media dhe partitë politike në zona e kanë të lehtë të identifikojnë dhe kuptojnë përse zona e tyre elektorale ka këtë vend të përcaktuar në renditje nga ekspertiza e ISP.

ISP nuk uron që zonat e riskut të lartë zgjedhor të provohen të tilla gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pasi nevoja për zgjedhje të lira dhe me standarde është prioritet dhe interes i përbashkët. Gjithsesi ndikimi për nivelin e riskut elektoral është imponuar nga vetë partitë dhe koalicionet në zgjedhje dhe produkt i vetë aktorëve konkurrues dhe specifikave zonale.

Zonat me riskun më të lartë? Kryesojnë bashkia Elbasan, ndjekur në të njëjtin nivel nga bashkia Durrës (periferia) dhe bashkia Shijak, më tej në të njëjtat kuota bashkia Krujë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër (periferia), bashkia Vau i Dejës, bashkia Kavajë dhe bashkia Vlorë (zona specifike). Në listën e 15 bashkive me riskun më të lartë bëjnë pjesë edhe bashkitë Dibër, Kamëz, Lezhë, Malësi e Madhe, Peqin, Berat, etj.

Cilat janë zonat me riskun më të lartë elektoral në

Nga ana tjetër, zonat me nivelin më të ulët të riskut zgjedhor janë bashkitë Pustec dhe Delvinë, Përmet dhe Gramsh, Patos dhe Kuçovë, Dimal dhe Tropojë, Konispol dhe Kolonjë, Divjakë dhe Memaliaj, Libohovë dhe Maliq, Korçë dhe Këlcyrë. ISP

 

Të fundit