Flash News

E-TJERA

City ndal Bayern-in, derbi i Milanos “zbret” në Champions League

City ndal Bayern-in, derbi i Milanos “zbret” në Champions

Bayern Munich i dha fund dje rrugëtimit në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Thomas Tuchel edhe pse dominoi sfidën, nuk arriti të gjente hapësirë për të përmbysur rezultatin.

Duke mbajtur një epërsi komanduese 3-0 nga ndeshja e pare në “Etihad Stadium”, City përballoi një stuhi në Gjermani përpara se goli i Haaland në minutën e 57-të të konfirmonte vendin e skuadrës së tij në katërshen e fundit për të tretin vit radhazi.

Për bavarezët shënoi Joshua Kimmich me një penallti në minutën e 83-të duke barazuar shifrat e mbrëmjes. Arbitri i sfidës i dha karton të kuq trajnerit Thomas Tuchel pasi ky i fundit pretendoi për një faull.

Në gjysmëfinale Manchester City-n e pret një tjetër super sfidë ku përballë do të ketë Realin e Madridit.

Interi siguroi po ashtu një vend në katërshen e fundit të Champions-it. Sfida me Benficën u mbyll me një barazim, por i siguroi Interit biletën për në gjysmëfinale, aty ku e pret AC Milan.

Dy ndeshjet e radhës do të jenë “përplasje titanësh” mes Real Madrid dhe Manchester City, si edhe derbi i Milanos që do të luhet në gjysmëfinalen e dytë të Champions, mes Milan dhe Inter.

Të fundit