Flash News

E-TJERA

City shuan ëndrrën e Arsenalit, Interi lë jashtë Kupës së Italisë “Zonjën e Vjetër”

City shuan ëndrrën e Arsenalit, Interi lë jashtë Kupës

Manchester City mposhti lehtësisht Arsenalin duke shënuar një hap drejt luftës për titull në Premier League.

Djemtë e Pep Guardiolës shënuan që në minutat e para ku debutori i mbrëmjes, Kevin De Brune gjeti golin në minutën e 7’. Pak para përfundimit të pjesës së parë, City shënoi golin e dytë me John Stones në minutën e 45+1’.

Fillimi i pjesës së parë erdhi shansi i De Bruyne i cili shënoi sërish në rrjetën e kundërshtarit. I fundit që mbylli “llogarinë” ishte Erling Haaland në minutat e fundit të shtesës.

Arsenal shënoi vetëm ‘golin e nderit’ në minutën e 86’ me Holding.

Interi eliminoi për herë të parë në historinë e Kupës së Italisë Juventusin. Zikaltërve i mjaftoi vetëm goli i Dimarco-s në minutën e 15’.

Në 5 gjysmëfinalet e mëparshme, ishte “Zonja e Vjetër” ajo e cila ishte kualifikuar në gjysmëfinale.

Të fundit